Beteja e pestë italo-angleze në finalen e Champions League

schedule23:55 - 17 Maj, 2023

schedule 23:55 - 17 Maj, 2023

Ndeshja mes Interit dhe Manchester City do të jetë takimi i pestë mes një skuadre angleze dhe një skuadre italiane në një finale të Champions League.

“Qytetarët” do të përballen me Interin në finalen e madhe të Stambollit, ku numërojnë nga dy fitore.

Beteja e parë anglo-italiane u zhvillua në vitin 1984, kur Liverpooli i atëhershëm legjendar u përball me Romën në finalen e tyre të parë (dhe të fundit) në kompeticion. Dy skuadrat barazuan me rezultatin 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë, me “të kuqtë” që fituan me penallti trofeun e katërt në atë kohë.

Sezonin e ardhshëm, Juventus dhe Liverpool kryqëzuan shpatat. Juve fitoi 1-0 me golin e Platini , por ngjarjet e trishta dhe 39 vdekjet shkaktuan ndalimin pesëvjeçar të skuadrave angleze nga garat evropiane dhe ndryshuan rrjedhën e historisë së futbollit.

U deshën njëzet vjet që ne të shihnim sërish një ekip anglez dhe italian në një finale. Në vitin 2005, në ndeshjen legjendare të Stambollit, Liverpool dhe Milan dhanë finalen më të mirë në histori të kompeticionit, me “të kuqtë” që rikthehen nga 3-0, duke e çuar ndeshjen me penallti dhe duke fituar kupën.

Dy vite më vonë, “rossonerët” do të hakmerreshin, pasi mposhtën 2-1 Liverpool-in, duke fituar Ligën e Kampionëve të shtatë dhe të fundit në historinë e tyre.

Tashmë ka mbetur ndeshja mes City dhe Interit e cila luhet më 10 qershor në Stamboll. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!