Beteja e Liz Truss për të qëndruar në pushtet

schedule11:08 - 20 Tetor, 2022

schedule 11:08 - 20 Tetor, 2022

Një tjetër goditje për kryeministren britanike Liz Truss ishte dorëheqja e Sekretares së Brendshme Suella Braverman, e cila përdori emailin e saj për të dërguar dokumente zyrtare.

Gjashtë javë pasi u bë kryeministre e Britanisë, Truss është hasur me probleme të shumta, me opinionin publik dhe deputetët e partisë së saj të cilët janë në pikëpytje.

Ajo tashmë është detyruar të heqë dorë nga programi i saj ekonomik pasi shkaktoi trazira masive në treg, shkarkoi ministrin e saj të financave Kwasi Kwarteng dhe të mërkurën ministrja e saj e brendshme dha dorëheqjen.

Në letrën e dorëheqjes, ish-ministrja shprehu “shqetësimin e thellë” për angazhimin e qeverisë  në zbatimin e premtimeve të saj parazgjedhore, duke nënvizuar se ajo po “thyen premtimet kyçe”, veçanërisht në lidhje me emigracionin.

Deputetët konservatorë janë konfliktuar në parlament nëse votimi për projektligjin e fracking është një votë besimi ndaj qeverisë Truss. Madje kishte raportime – të cilat më vonë u mohuan se kreu i disiplinës partiake në partinë konservatore, Wendy Morton, kishte dhënë dorëheqjen.

Deputeti laburist Chris Bryant bëri thirrje për një hetim, duke thënë se ai kishte parë skena të votimit të detyruar midis anëtarëve të partisë në pushtet. Sekretari i Energjisë Jacob Rees-Mogg hodhi poshtë pretendimet.

A po shkatërrohet qeveria?

A shënon largimi i Braverman fillimin e një “hemorragjie” qeveritare si ajo që rezultoi fatale për Boris Johnson në korrik?

Në çdo rast, është një goditje për Truss-in, e cila po përpiqet të rikthejë imazhin e qeverisë së saj pas largimit të Kwarteng dhe anulimit të programit të saj ekonomik. Gjatë seancës së parlamentit në mesditë, kryeministrja britanike u shfaq luftarake dhe mbrojti politikën e saj përballë kundërshtimeve të opozitës.

Disa deputetë konservatorë kanë bërë thirrje hapur që Truss të japë dorëheqjen, ndërsa të tjerë kanë debatuar se kush mund ta zëvendësojë atë.

Kur u pyet nga Times Radio nëse Truss do të drejtonte Partinë Konservatore në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të planifikuara për vitin 2024, Sekretarja e Transportit Anne-Marie Trevelyan tha: “Për momentin po”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!