Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Beteja e gjatë me sëmundjen e veshkave/ 19 vite me dialize, Koçi: Si neglizhova kontrollet e rregullta shëndetësore

schedule12:25 - 15 Mars, 2026

schedule 12:25 - 15 Mars, 2026

Prej gati dy dekadash Qefsere Koçi nga Tirana po përballet me një nga betejat më të vështira të jetës së saj. 3 herë në javë ajo i nënshtrohet terapisë së dializës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Kam 19-vite që bëj dializë, 3 herë në javë”, tregon ajo.

Historia e 62-vjeçares është një prej atyre rasteve që lidhet me neglizhencën e kontrollove shëndetësore. Në moshën 44-vjeçare, një dhimbje e fortë mesi, tensioni i lartë, ishin disa nga shqetësimet që e çuan Qefseren në spital nga ku mësoi se njëra prej veshkave nuk kryente siç duhej funksionin e saj. Shkak një problem i lindur.



“Shkuam ditën e fundit te mjeku, ku veshka kishte dal jashtë funksioni. Pata dhimbje dhe atëherë shkova. Më tha doktori e ke të mbaruar njërën veshkë. E nisa dializën me një herë në javë, pastaj 3 herë”, shprehet pacientja, Koçi.

Pavarësisht vështirësive të shumta, dhe viteve të gjata trajtimi, 62-vjeçarja thotë se përpiqet ta përballoj sëmundjen me optimizëm dhe forcë.

“E kam marr me sportivitet, vij me shpresë se do shkojë mirë. E kemi shumë të mirë stafin. Kemi 19 vite me këto, na janë bërë si shtëpi e dytë”, tha ajo.

Sipas të dhënave botërore, rreth 850 milionë njerëz në mbarë globin vuajnë nga sëmundjet e veshkave, ku vetëm 5% prej tyre diagnostikohen herët. Ashtu si mjekët nefrologe edhe Qefserja apelon për kontrolle të rregullta.

“Kryeni kontrollet, analizat, të paktën çdo 6 muaj”, bën apel 62-vjeçarja./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!