Nga Frida Ghitis, CNN
Duke u përpjekur të vjedhë zgjedhjet, Presidenti Donald Trump po zhvillon një luftë kundër demokracisë amerikane. Deri më tani, demokracia po fiton. Por dëmi që ai i ka shkaktuar vendit nuk do të përfundojë me presidencën e tij dhe kjo nuk do të jetë hera e fundit që shohim një politikan karizmatik me prirje diktatoriale të sulmojë sistemin e qeverisjes së SHBA.
Ky është një rrezik që Shtetet e Bashkuara nuk munden ta injorojnë.
Edhe pas dhjetëra proceseve gjyqësore të dështuara, rinumërimeve të shumta të votave dhe sulmeve kundër zyrtarëve të zgjedhjeve që hedhin poshtë pretendimet e rreme të Trump se zgjedhjet u vodhën, presidenti nuk ka pranuar të pranojë të vërtetën.
Trump gjithashtu mbështetet tek republikanët si bashkëpunëtorët e tij. Ai ka kërkuar që republikanët të bashkohen me një padi absurde të ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton, duke kërkuar nga Gjykata e Lartë që të bëjë të pavlefshme fletët e votimit të miliona votuesve në Pensilvani, Georgia, Michigan dhe Wisconsin.
17 shtete të GOP janë gjithashtu duke mbështetur diçka të tillë ndërsa aleati i Trump republikani Mike Johnson i Louisiana ka bërë presion ndaj republikanëve për t’u bashkuar në përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.
Ndërkohë, mbështetësit e Trump synojnë të kundërshtojnë votimin e Kolegjit Zgjedhor gjatë mbledhjes për të afirmuar rezultatet e zgjedhjeve.
Procesi do të jetë i komplikuar.
Të gjitha këto janë lëvizje antidemokratike. Duke hedhur pretendime të pabazuara në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve, Trump po përpiqet të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve si një përpjekje fisnike për të forcuar demokracinë.
Në realitet, Trump po injoron mandatin e popullit amerikan në një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur pushtetin e tij. Abuzimi i sistemit dhe gjetja e boshllëqeve për të qëndruar në pushtet është ajo që bëjnë të gjithë diktatorët.
Pavarësisht nga një sulm i qëndrueshëm nga Trump, avokatët e tij dhe bashkëpunëtorët e tij brenda partisë Republikane, po mundohen të shmangin sulmin e Trump.
Kjo jo vetëm sepse Kushtetuta ka ndërtuar mure mbrojtjeje ndaj tiranisë por edhe sepse shumica e amerikanëve kanë besuar në demokraci – edhe kur presidenti tregoi përçmim për të.
Është gjithashtu një meritë për gjykatësit e vendit, duke përfshirë disa të zgjedhur nga Trump, të cilët hodhën poshtë proceset gjyqësore. Sistemi elektoral i decentralizuar i lejoi shtetet të kontrollonin procesin, duke e bërë më të vështirë për Trump të gjente manipulime të votave ndërsa media theksoi përpjekjet e Trump për të gjymtuar shërbimin postar përpara një breshërie të fletëvotimeve me postë dhe lejoi popullin të shikonte se si po zhvillohej procesi i votimit dhe i numërimit të votave.
Amerika e parashikoi se çfarë do të bënte ai. Për muaj të tërë, Trump pretendoi pa asnjë provë që votat e postës do të ishin të rreme. Ai na tha se do të refuzonte të pranonte rezultatet nëse do të humbiste.
Amerika e dinte dhe ata u përgatitën.
Ndërsa të gjitha shenjat sugjerojnë që përpjekjet e Trump për të përmbysur zgjedhjet do të jenë të lëkundura vendi mund të mos i mbijetojë një akti të një autokrati tjetër që aspiron diçka të tillë, ndoshta një më i aftë se Trump.
Prandaj është e domosdoshme që Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Kongresi i ardhshëm të marrin masa për të forcuar demokracinë amerikane para zgjedhjeve të ardhshme.
Ka shumë mënyra për ta bërë këtë.
Së pari, vendi duhet të bëjë procesin e votimit dhe numërimit të votave të pavarur nga politikanët partiak. Çdo shtet duhet të ketë një komision dypartiak të udhëhequr nga individë me integritet të njohur për të mbikëqyrur zgjedhjet, në vend të një sekretari individual i shtetit , siç ndodh në shumë shtete.
Së dyti, zyrtarët e zgjedhjeve gjithashtu duhet të heqin dorë në situata që paraqesin konflikt interesi. Amerika nuk duhet kurrë të përsëris atë që Georgia përjetoi në 2018 , për shembull, kur sekretari i atëhershëm i shtetit dhe guvernatori aktual Brian Kemp mbikëqyri vetë zgjedhjet në të cilat po kandidonte – dhe fitoi.
Është gjithashtu koha që Amerika të heqë dorë nga Kolegji Zgjedhor dhe të lejojë që vota e popullit të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve. Demokracia po fiton sepse pushteti i presidentit është i kufizuar, zyrtarët lokalë të zgjedhjeve kanë bërë detyrën e tyre dhe gjykatësit deri më tani kanë qenë në gjendje të shikojnë përtej preferencave të tyre personale politike dhe të mbajnë betimin e tyre për Kushtetutën.
Amerikanët morën u ndjenë pak më të qetë kur gjenerali Mark Milley, deklaroi muajin e kaluar se ushtria “nuk i bën një betim një individi … ne i bëjmë një betim Kushtetutës”.
Presidentët zakonisht nuk përpiqen të marrin me dhunë pushtetin. Por tani amerikanët e dinë që e pamundura është e mundur, dhe ata duhet të marrin masa dhe të mbrojnë demokracinë amerikane kundër udhëheqësit të ardhshëm, qoftë Trump, apo dikush tjetër që ndjek hapat e tij. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al