“Besoni te kjo kombëtare”, Etrit Berisha e Taulant Seferi optimistë

schedule14:34 - 15 Tetor, 2020

schedule 14:34 - 15 Tetor, 2020

Tre ndeshje pa shënuar asnjë gol, por te Shqipëria janë optimistë. Mes tyre edhe kapiteni Etrit Berisha, i cili e mbajti të paprekur rrjetën në përballjen e djeshme me Lituaninë.

“Krenar me këtë grup, ditët e mira do vijnë përsëri”, shkruan portieri i SPAL, ndërkohë që në të njëjtën linjë është edhe sulmuesi Taulant Seferi.

Lojtari i Young Boys ishte titullar për herë të parë dhe kishte një nga mundësitë më të mira për të shënuar gol në sfidën e djeshme.

“Fitore 100% e merituar, shumë krenar dhe i lumtur për paraqitjen time të parë si titullar për kombin tim. E dominuam kundërshtarin gjatë gjithë ndeshjes.

Besoni në këtë kombëtare dhe këtë skuadër, pasi do vijnë rezultatet. Jemi në rrugë shumë të mirë. Faleminderit gjithë shqiptarëve për përkrahjen”, shkruan Seferi në llogarinë e tij në “Instagram”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!