“Besoni në ëndrra, sado të çmendura të jenë”, fjalë emocionale nga Vardy

schedule17:21 - 28 Korrik, 2020

schedule 17:21 - 28 Korrik, 2020

Jamie Vardy arriti të fitojë “Këpucën e Artë” në Premier League me 23 gola të shënuar, duke mposhtur rivalitetin e fortë të Aubameyang, Danny Ings, Mohammed Salah, Raheem Sterling dhe Sadio Mane. 33 vjeçari anglez, u bë lojtari më i vjetër që e fiton këtë çmim, duke kaluar Didier Drogba, që e fitoi në moshën 32 vjeçare.

Për këto arritje të tij, Vardy shkroi në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale. “Kurrë në një milion vite nuk e mendoja se do të fitoja një medalje si kampion i Premier League, jo më “Këpucën e Artë”… thjesht uau!

Nëse kjo provon vetëm diçka, është se ju kurrë nuk duhet të dorëzoheni në plotësimin e ëndrrave tuaja, sado të çmendura që të jenë”, u shpreh Vardy./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!