Besojeni ose jo, Gjon’s Tears ka të preferuar këtë këngë shqiptare dhe është nga Orinda Huta!

schedule21:18 - 5 Qershor, 2021

schedule 21:18 - 5 Qershor, 2021

Këngëtari shqiptar, Gjon’s Tears i cili përfaqësoi Zvicrën këtë vit në Eurovision, duke i dhuruar shtetit zviceran vendin e tretë ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC.

Ai dhuroi performanca fantastike në Soiree, i cili i emocionoi të gjithë, por ndër të tjera ka rrëfyer eksperiencën në Eurovizion dhe jo vetëm.

Gjon është pyetur nëse ka ndonjë këngë shqiptare që i pëlqen shumë dhe që do dëshironte të ishte e tij dhe ai nuk është menduar dy herë për t’u përgjigjur.

Këngëtari 22-vjeçar ka treguar se dy këngët shqiptare që i pëlqejnë dhe i ka dëgjuar qysh i vogël janë nga Orinda Huta dhe Pirro Çako.

“Janë dy këngë me të cilat jam rritur me to. Janë “Tani e Di” e Orinda Hutës. Këtë këngë e mbaj mend që fëmijë dhe e këndoja. Dhe kënga “Për një çast” me Pirro Çakon dhe Rovena Dilon. Këto janë dy këngë që më pëlqejnë, por më së shumti kjo e fundit, sepse më përshtatet më shumë”, është shprehur Gjon Muharremaj.

Ndër të tjera ai ka treguar se do dëshironte të bashkëpunonte me një këngëtare shqiptar dhe ajo është Dua Lipa. Gjon shtoi se Dua i pëlqen shumë dhe sigurisht do dëshironte të kishin një këngë në bashkëpunim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!