Beso në ndryshim, apeli i historianëve: Mos e krijoni të kaluarën, zbulojeni atë

schedule11:03 - 25 Nëntor, 2020

schedule 11:03 - 25 Nëntor, 2020

History Today

Sipas një botimi në Daily Telegraph, në 25 Shtator, janë propozuar  një serë arsyesh se pse ekziston National Trust, organizatë bamirësie dhe anëtarësie për ruajtjen e trashëgimisë në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut.

Njëra nga hipotezat është që kjo organizatë  e cila ka 5.6 milion anëtarë dhe të ardhura vjetore mbi 630 milion paund  duhet të ruaj trashëgiminë kulturore dhe jo të komentojë rreth saj.

Por çfarë do të ruajë?

Shumica e njerëzve  vlerësojnë  synimet e organizatës dhe dashurinë dhe vlerësimin që kjo organizatë ka për vendin. Organizata nuk duhet të hedhë dyshimet rreth  reputacionit  historik të pronave pasi kjo dëmton besimin e familjeve që kanë dhuruar para për të ruajtur këto pasuri kultorore.

Pra, duke treguar këto veti, për shembull, skllavërinë, kolonializmin ose homoseksualitetin është  diçka përtej kufijve, sepse  thyen besimin tek donatorët, pavarësisht nëse kombi sot është apo jo i interesuar për ruajtjen e pasurive kulturore.

Të lëna pezull

Këto konflikte për mënyrën se si një organizate trashëgimie  duhet të veprojë, në fakt vë në dyshim disa prej  diskutimeve në debatin e fundit në lidhje me vendosjen e statujave.

Papritur lind një pyetje: çfarë është kjo gjë e brishtë dhe delikatë që nga e kaluara që mund të humbasë?

Kjo është me të vërtetë arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar ka një sistem të tillë renditjeje që identifikon se cilat ndërtesa nuk duhet të lejohen të prishen. Statuja në Bristol e Edward Colston, e cila u hodh në lumin Avon në 7 qershor 2020, në fakt ishte pjesë e trashëgimisë kulturore që nga viti 1977.

Por sistemi i mbrojtjes së trashëgimeve të ndryshme fillimisht identifikon strukturat që nuk mund të ndryshohen ose shkatërrohen rrënjësisht. Struktura themelore mbetet e paprekur; por konteksti, kuptimi, ‘shpirti’ i tij ndryshojnë ndërsa koha kalon dhe interpretohen ndryshe nga brezat pasardhës.

Kjo është arsyeja pse partitë në Bristol kishin kërkuar, të paktën që nga vitet 1990, të ndryshojnë statujën e Colston me  disa informacione shtesë që do t’i jepnin zë  rolit të tij në tregtinë e skllevërve; gjë që rezultoi zhgënjyese pas protestave të të drejtave të njerëzve me ngjyrë dhe rrëzimin pasues të statujës nga protestuesit.

Por çfarë ndodh kur qëllimet e donatorëve dhe vlerat e kombit të sotëm bien ndesh me njera-tjetrën?

Për kombin

Në momentin kur u themelua organizata për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, shumica e pronarëve të tokave kundërshtuan në parim krijimin e një organi ligjor që do të “sterilizonte” tokën bujqësore duke e hequr atë nga pronat private.

Vetëm disa liberalë të shquar në klasën e pronarëve menduan se ekzistonte një justifikim i interesit publik në ruajtjen e zonave me bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Këta pak inteligjentë u bashkuan me konservatorët, të tillë si Octavia Hill, Robert Hunter dhe Hardëicke Rawnsley, për të themeluar  National Trust  në 1895 dhe në 1907 pranuan  kompetencat ligjore për ‘të promovuar ruajtjen e përhershme të tokave dhe pronave për të mirën e kombit.

Përsëri, shumica e pronarëve të tokave ishin më të shqetësuar pasi duhet të  kujdeseshin më shumë për tokën sesa për shtëpitë e tyre. Përpjekjet për të përfituar apo për të “renditur” pronat e tyre private u konsiderua si pafytyrësi.

Midis aristokratëve të parë që  dhuruan shtëpitë e tyre organizatës ishin socialisti  Sir Charles Trevelyan, 1928  dhe më pas Lord Lothian, i cili i la trashëgimi organizatës  vendin e tij në Norfolk, Blickling Hall, në vitin 1940.

Ndryshimet në qëndrimet e tyre

Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, disa pronarë tokash filluan të ndryshonin qëndrimet e tyre.   Organizata , e cila tani ishte i përkushtuar për të njohur shtëpitë e fshatarëve si ndërtesa të rëndësishme historike, po kërkonte të merrte shtëpitë e tyre.

Por pronarët vazhduan të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Aty ku organizata ushtroi kontrollin e saj, një mënyrë historike pasoi një tjetër. Edhe ‘vërtetësia’ ishte një objektiv i lëvizshëm, pasi shtëpitë që ishin marrë në pronësi të organizatës gjatë shekujve mund të riktheheshin përsëri.

Nëse ndryshueshmëria e ‘ruajtjes’ së strukturave historike është aq e madhe, aq më e madhe duhet të jetë ndryshueshmëria e interpretimit të tyre.

Pafundësi interpretimesh

Çështja është që ndërtesat e mëdha historike janë komplekse  dhe kanë një mori interpretimesh të mundshme. Çdo brez gjen në to atë që dëshiron të gjejë.

E drejta e pronarëve privatë për të shkatërruar pronën e tyre ishte mbrojtur deri në vitet 1960. Ndërtesat historike mbrohen më mirë sot. Informacionet e reja të interpretimit janë gjithmonë duke u shtuar; në stilin e mirë të William Morris, ato shtojnë por nuk ndryshojnë ose shkatërrojnë informacionin themelor.

Nëse vëmendja ndaj skllavërisë dhe kolonializmit, mbledh audienca të reja për trashëgiminë kulturore, si mund të jetë diçka negative?

Këto shoqata nuk kanë dalë nga hiçi; ato po zbulohen. Brezat e mëparshëm nuk i kanë marrë parasysh. Ata po i kultivojnë brezave sot  një ide të re të ‘vendit dhe karakterit’ për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!