Besniku Allison: E admiroj Napolin. Tentuan të më blinin, ja pse nuk ndodhi

schedule14:58 - 27 Nëntor, 2019

schedule 14:58 - 27 Nëntor, 2019

Allison ndjen një emocion të madh sa herë që përballet me Napolin. Liverpool pret sonte në mbrëmje ekipin e Ancelottit, përballje që ka prodhuar rivalitet të madh dhe emocione në dy sezonet e fundit në Champions League.

“Gardiani” brazilian ka zbuluar një sekret në lidhje me ekipin jugor gjatë kohës që ishte pjesë e Romës. Allison rrëfen gjithçka për Independent dhe nuk i kursen elozhet për Napolin.

PRAPASKENA – “Napoli tentoi të bënte një ofertë për mua. Presidenti më kontaktoi, por transferimi nga Roma te Napoli do krijonte një situatë të komplikuar në Itali. Nuk është një derbi, por ka rivalitet të madh midis dy skuadrave. Gjithsesi, unë i kisha dhënë fjalën Liverpoolit“.

KUNDËRSHTARI – “E admiroj shumë Napolin, janë një skuadër e fortë dhe është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre. Ndeshjet kundër Napolit janë pjesë e historisë së karrierës time. Në vitin 2018 zhvillova një ndeshje në ‘San Paolo’ me Romën. Ishte fantastike, ia dola të kryeja 11 pritje në atë përballje.

Ia dola të bëj një pritje edhe në ndeshjen e sezonit të kaluar në ‘Anfield’. Ishte një moment për gjithçka ose asgjë, mendoj se vendosa emrin tim në historinë e klubit me atë pritje kundër Milik“, përfundon 27-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!