Në Kurbin besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit.
Qytetarët shprehen të zhgënjyer nga neglizhenca e bashkisë për të vendosur një banderolë urimi në Laç.
Një qytetar thekson se Kurbi ka një ndër traditat më të mira për të festuar, ato gjithmonë janë të bashkuar katolik dhe myslimanë në çdo festë.
“Festën po e kalojmë mirë por shikojmë që nuk ka harmoni ashtu siç duhet dhe pse populli është i mrekullueshëm. Rrethi i Kurbinit ka një traditë të mirë, më të mirën për festa ne nuk festojmë festa pa katolik dhe ato nuk festojmë festa pa ne. Nuk ka asnjë urim të përgjithshëm në Laç. Për opinion të paktën duhej që pushteti vendor të merrte masa dhe të vendoste një banderolë urimi për të gjithë ne të paktën që jemi besimtarë është një ulje. Qeveria duhet të informohet në lidhje me këtë fakt, se atje rrjedh ujë i kulluar ndërsa te ne ai ujë as nuk pihet më”, ka thënë ai./abcnews.al