Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, celebrimet në mbarë botën

schedule10:12 - 28 Qershor, 2023

schedule 10:12 - 28 Qershor, 2023

Myslimanët në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Festa, e cila zgjat deri në katër ditë në varësi të vendit, përkujton gatishmërinë e Abrahamit për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin, dhe flijimin e një dashi në vend të tij.

Kurban Bajrami zhvillohet në ditën e tretë të pelegrinazhit të Haxhit në Mekë, të cilin çdo muysliman duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë

Dita para Bajramit njihet si Dita e Arafatit, kur pelegrinët mblidhen në fushën malore të Arafatit, në juglindje të Mekës, dhe bëjnë lutje dhe pendohen për mëkatet që kanë bërë.

Disa nga zakonet në ditën e Bajramit përfshijnë agjërimin dhe akte të bamirësisë. Ndërkohë në ditën e Arafatit, astronauti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulltan Al Neyadi, postoi një imazh të qytetit të shenjtë të Mekës nga hapësira, së bashku me një mesazh për besimtarët.

Gjithashtu për herë të parë që nga pandemia e koronavirusit, pelegrinazhi, ose sic njihet ndryshe në gjuhën arabe Haxh, u mbajt në Mekë pa asnjë masë kufizuese. Po ashtu, si asnjëherë më parë do të lejohen të kryejnë Haxhin edhe gratë që nuk kanë një shoqërues mashkull.

Referuar të dhënave zyrtare nga ministria saudite, qytetin më të shenjtë të fesë islame priten ta vizitojnë 2.6 muslimanë nga e gjithë bota.

Ceremonitë e Haxhit në Arabinë Saudite kanë filluar të dielën në mëngjes me rrethimin e kubit në Qabe, drejt të cilit kthehen çdo ditë me miliona njerëz për t’u lutur.

Të martën, shkuan në malin Arafat, ku thuhet se profeti Muhamed ka mbajtur predikimin e tij të fundit. Në dy vitet që pasuan, Arabia Saudite uli në mënyrë drastike numrin e pjesëmarrësve, për shkak të koronavirusit.

Vetëm 10.000 besimtarë u pranuan në Haxh më 2020, ndërsa gjatë 2021 ishin vetëm 60 mijë. Përveç masave kufizuese, zbatoheshin kushte të rrepta dhe pranoheshin vetëm besimtarët që jetojnë në Arabinë Saudite dhe ishin të moshës 18 deri në 65 vjeç.

Në vitin 2022, afro 900.000 pelegrinë u lejuan të udhëtonin në Mekë dhe të vizitojnë varrin e Profetit Muhamed në Medinë.Festa islame e sakrificës fillon të mërkurën, ditën e tretë të Haxhit.

Ndërsa këtë më shumë se 1 milion pelegrinë morën pjesë. Ajo është festa më e madhe e fesë islame dhe zgjat katër ditë.

Këtë vit për herë të parë, Shtëpia e Bardhë po feston Kurban Bajramin me një tubim të liderëve të komunitetit mysliman, të organizuar nga Zëvendës Presidentja Kamala Harris dhe Douglas Emhoff.

Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill uruan të gjithë myslimanët në botë.

 Kurban Bajrami në botë

Lindja e Mesme

Nga Jemeni në Siri përgatiten ëmbëlsirat tradicionale, me ushqimin pjesë e pandashme e të gjitha festimeve të Bajramit. Shumë komunitete kanë ushqime dhe pjata tradicionale që përgatiten vetëm për festën.

Azia

Nga ndezja e temjanit te pishtarët, janë festimet në Azinë Lindore dhe Juglindore. Nga Pakistani në Afganistan dhe më gjerë, duart e zbukuruara me këna janë një pamje e zakonshme që fillon natën para Bajramit. Të gjithë, nga vajzat e reja deri tek gratë e moshuara, zbukurojnë duart e tyre për këtë rast.

Afrika

Nga Bregu i Fildishtë në Kenia, dhe gjetkë në shumë vende muslimane, bagëtitë theren në publik dhe kjo praktikë ndonjëherë është një spektakël për turmat.

Amerika Latine

Sipas Qendrës Kërkimore Pew, ka rreth gjashtë milionë myslimanë në Amerikën Latine. Një fe e pakicës në rajon, ajo festohet si nga emigrantët ashtu edhe nga indigjenët e vendit.

Në Meksikë, për shembull, ndërsa myslimanët janë më pak se 0.2 për qind e popullsisë, sipas regjistrimit të qeverisë 2020, emigrantët dhe meksikanët që konvertohen në fenë islame përbëjnë komunitetin mysliman atje.

Amerika e Veriut

Sipas Qendrës Kërkimore Pew, ka rreth katër milionë myslimanë në Shtetet e Bashkuara. Të dy kombet janë mikpritëse të komuniteteve të emigrantëve që sjellin traditat e Bajramit nga vendet e tyre të origjinës, me xhamitë që mbajnë tubime multikulturore mëngjesin e Bajramit.

Europa

Komunitetet e pakicave, duke përfshirë refugjatët dhe emigrantët, festojnë Bajramin në të gjithë kontinentin. Ata që ikin nga dhuna ose persekutimi nga pjesë të Afrikës, Azisë dhe Lindjes së Mesme do ta festojnë këtë rast falë dispozitave nga grupet humanitare.

Në Ukrainë, ushtarët myslimanë kanë arritur të festojnë Bajramin duke ndarë një vakt me bashkatdhetarët e tyre.

Australia

Sipas shifrave të qeverisë 2021, më shumë se 800,000 njerëz në Australi janë myslimanë, shumë pjesë e komuniteteve të emigrantëve. Dyqanet shesin rroba dhe dekorime shfaqen në Sidnei, ndërsa të ftuarit dhe të konvertuarit e rinj janë të mirëpritur të marrin pjesë në festimet e grupeve lokale myslimane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!