Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, qytetarët falin Namazin nëpër xhami

schedule12:32 - 24 Maj, 2020

schedule 12:32 - 24 Maj, 2020

Pas 30 ditësh agjërim, besimtarët myslimanë festuan këtë të dielë Fitër Bajramin.

Në kushte të vështira e në distancë nga njëri-tjetri për shkak të masave të marra në këtë kohë Pandemie, drejtuesit e Komunitetit Mysliman zgjodhën ta zhvillonin ceremoninë për këtë festë në xhaminë “Kokonozi”, në zonën e “Pazarit të Ri”, në Tiranë.

E ndërsa një pjesë e qytetarëve, vendosën ta falnin namazin pranë xhamive.

Besimtarët shprehen për ABC News, se ky vit ishte ndryshe nga të tjerët dhe se për shkak të pandemisë u mungojnë takimet me famijarët e tyre.

“Ishte i vështirë sepse nuk ishte në kushte normale”. Takimet me të afërmit na mungojnë”, shprehen ata.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët shqiptarë për të ptur sa më shumë harmoni dhe të jetë sa më të bashkuar në çdo situatë.

“I uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar Fitër Bajramin. I lute zotit që të lëshojë mirësinë dhe begatinë në zemrat tona. Ky Ramazan ka qenë ndryshëm. Të gjithë komunitetet ka qenë të privuar”, deklaroi Spahiu.

Duke uruar të gjithë besimtarët, drejtuesi i Kryegjyshatës Botërore, Edmond Brahimaj tha se këtë vit, pjesëmarrja e besimtarëve ishte e pakët për shkak edhe të pandemisë.

Për shkak të përhapjes së COVID-19, ceremonitë fetare ishin të shkurtra, ku nuk u lejuan pritjet mes besimtarëve. Pas faljes së namazit, besimtarët myslimanë nuk ngruruan të takonin njëri-tjetrin duke uruar festën. /abcnews.al