Besimtarët e Krishterë në Berat janë mbledhur sot në Katedralen e Shën Dhimitrit, për të marrë pjesë në kremtimin e meshës së lindjes së Krishtit.
Si asnjë vit tjetër,këtë vit mesha e krishtlindjeve u mbajt rreth orës 19:00 dhe përfundoi përpara mbarimit të orës policore, për shkak të pandemisë Covid-19.
Me maska dhe duke respektuar distancën, besimtarët e krishterë beratas morën pjesë në meshën e shenjtë të lindjes së Krishtit.
Meshën tradicionale të Krishtlindjeve në Berat e udhëhoqi At Johan Qako, i cili u bëri thirrje të gjithë besimtarëve të krishterë për më shumë dashuri dhe shpresë në vendin tonë. Ai i bëri apel qytetarëve ti përdorin këto festa për t’iu gjendur më pranë njëri-tjetrit dhe për të përcjellë mesazhin se në këtë botë nuk jemi vetëm./mv.abcnews.al