Besimi në ekonomi, i qendrueshëm/ Biznesi dhe konsumatorët pritshmëri pozitive

schedule15:40 - 1 Mars, 2023

schedule 15:40 - 1 Mars, 2023

Kriza e çmimeve duket se po tejkalohet nga ekonomia shqiptare.Treguesi i besimit në Ekonomi ka rezultuar i pandryshuar edhe për muajin shkurt duke dhënë një sinjal se ekonomia ka nisur të perfomojë me ritme pozitive.Banka e Shqipërisë ka publikuar treguesin e ndjesisë ekonomike i cili është mbi mesataren historike dhe u përcaktua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, tregtisë, prodhimit dhe të besimit konsumator.

Industria ka pësuar një rritje me 2.2 % gjatë shkurtit, kjo pasi bizneset që operojnë në këtë sektor kanë arritur të lidhin më shumë kontrata porositëse si vendase ashtu edhe nga eksportet. Krahasuar me mesataren historike, niveli i treguesit është rreth 5.2 pikë përqindjeje më i lartë.

Edhe ndërtimi ka pritshmëri pozitive.Treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rritje të fortë me 6.2 %,rritja në këtë muaj u ndikua si nga vlerësimi më i lartë për aktivitetin aktual të biznesit ashtu dhe nga ai i porosive.Po ashtu kompanitë e ndërtimit presin rritje të çmimeve në të ardhmen.

Shërbimet regjistruan rënie me 3.2 % këtë muaj. Megjithatë, niveli i tij vijon të mbetet mbi mesataren historike. Edhe Bizneset e tregtisë vlerësuan me rritje ecurinë aktuale të biznesit të tyre
Treguesi i besimit konsumator vijoi të përmirësohet për të pestin muaj me radhë, duke iu afruar më shumë mesatares historike të tij. Kjo u ndikua u ndikua nga pritjet më optimiste për situatën ekonomike e financiare, si dhe për blerjet në shuma të mëdha gjatë muajve të fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!