Pas angazhimit të ish-“bomberit” turk, Burak Yilmaz si trajner i përkohshëm, i cili nuk arriti do të rikthejë klubin e Besiktas, në majën e futbollit turk, “Shqiponjat” e Ankarasë janë në kërkim të një trajneri të ri, i cili mund t’i rikthejë “bardhezinjtë” në rrugën e fitores.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolli “Shqiponjat” turke, përveç teknikut norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, ka pasur kontakte fillimisht me ish-teknikët e Barcelona, Quique Setien e Ernesto Valverde, kontrata e të cilit me Athletic Bilbao skadon në qershor.
Ende nuk është e qartë se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Besiktas, por synimet janë të qarta, me klubin turk që kërkon një profil me eksperiencë në elitën e Evropës, për t’i risjellë “gjigantët” e Ankarasë edhe njëherë në majën e futbollit turk. /i.m /abcnews.al