Besiktas i fiksuar me shqiptarët, pas Muçit dhe Rashicës, synohet edhe Daku

schedule15:05 - 3 Qershor, 2024

schedule 15:05 - 3 Qershor, 2024

Besiktas duket se është i dashuruar me futbollistët shqiptarë.

Klubi nga Stambolli, pjesë e të cilit janë Muçi dhe Rashica, ka vënë në shënjestër edhe sulmuesin e kombëtares Mirlind Daku.

Sipas mediave turke, Besiktas synon të përforcojë sulmin me 26-vjeçarin, që spikati këtë sezon në Rusi me fanellën e Rubin Kazan, ku shënoi 10 gola në 28 ndeshje në kampionat.

Sulmuesi Vincent Aboubakar do të largohet nga Besiktas, ndërsa nuk ka ende marrëveshje me Cenk Tosun për një kontratë të re.

Prandaj Daku është kthyer në objektivin kryesor për sulmin./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!