Besa Shahini e lidh ngjarjen në Fier me “anti-KÇK”: U kthye në betejë politike

schedule13:02 - 5 Mars, 2020

schedule 13:02 - 5 Mars, 2020

Ministrja e Arsimit Besa Shahini gjatë fjalës së saj në Kuvend u ndal tek helmimi i nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.

Shahini  tha se ngjarja u kthye në një betejë politike. Ministrja u shpreh se lufta anti-KÇK kishte nxitur një pjesë të madhe të opozitës jashtë parlamentit, që sipas saj politizoi një situatën.

Fieri na shqetësoi të gjithëve dje për shkak se është bërë pre e një beteje politike pa kurrëfarë baze. Për shkak se KÇK-ja po i shtyn të gjithë që të marrin masa të cilat nuk janë të përshtatshme në ambientetet shkollore.

Tani lufta anti-KÇK i kishte nxitur aty një pjesë të madhe të opozitës jashtë parlamentare që të shkonin para shkollës, të shkonin te spitali dhe të politizonin një çështje që nuk ka lidhje me politikën. Ne do fokusohemi te nxënësit, duhet që të njoftohen nxënësit se këto veprime nuk janë të tolerueshme dhe do merren masat”, tha ministrja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!