Besa vazhdon të përmirësohet në merkato. Së fundmi klubi nga Kavaja ka arritur marrëveshjen me dy lojtarë të njohur, që e dinë mjaft mirë si është të luash në Kategorinë e Parë.
Kadri Birja ka firmosur me Besën. Portieri nga Tirana e mbylli me A&N në Kosovë dhe kthehet në Shqipëri për të luajtur në Kavajë, ku synojnë ngjiten në elitën e futbollit pas shumë vitesh.
31-vjeçari ka firmosur për një sezon me verdhezinjtë. Në të shkuarën Birja ka luajtur me ekipe si Shkumbini, Partizani, Dinamo apo Korabi. Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në të Parën.
Agim Dajci është firma tjetër e Besës. 21-vjeçari vjen në huazim nga Partizani. Të riut i duhet eksperiencë me të rriturit dhe të kuqtë nuk i premtojnë minuta në ekipin e parë.
View this post on Instagram
Dajci aktivizohet si mbrojtës dhe vitin e shkuar ishte pjesë e Partizani B, ku sërish nuk mundi të gjejë minuta të rregullta dhe do provojë ta bëjë këtë në Kavajë me Besën. /abcnews.al