Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi bëjnë “paqe” pas përplasjes së bujshme, çfarë i bëri bashkë dy miqtë e vjetër

schedule14:30 - 10 Nëntor, 2022

schedule 14:30 - 10 Nëntor, 2022

Krisja e miqësisë mes dy aktorëve më të njohur të humorit nisi nga emisioni i Luana Vjollcës dhe janë pajtuar po aty. Po flasim për Ermal Mamaqin dhe Bes Kallakun, raporti i të cilëve u prish pas një deklarate që bëri ky i fundit në emisionin “Shiko kush luan” dhe u komentua shumë në rrjet.

Asokohe deklarata e Besit se ai bën komedi ndërsa Ermali biznes solli reagimin publik të këtij të fundit ku thoshte mes të tjerash se ishte “e vërtetë që më njoftove për diçka të tillë por jo tamam siç ishte komenti ironik për filmin, shitjet, Kanën dhe Kamzën dhe mbi të gjitha për Encën”.

 

Debati vijoi më tej por së fundmi, ka qenë Ermali që ka zbuluar se ka rregulluar raportin me Besin. Dhe ndërmjetësuesi ka qenë vetë Luana. Kësaj radhe në “Zemër Luana”, emisioni që sapo ka nisur në TV Klan. Besi ka rolin e kapitenit në emision ndërsa Ermali duket se do të jetë i ftuari i radhës.

Në videon që ka ndarë Ermali, Luana ka shkruar: “Kush ju bëri bashkë sërish çuna” ndërsa nuk ka munguar një replikë nga aktori. “Ti o dritë e Universit. Por njerëzit nuk kanë parë akoma ça sherri do transmetohet të dielën te Ty”, ka shkruar Ermali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!