Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BERZH ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike në 2021 nga 12 % në 4.5 %

schedule14:40 - 1 Tetor, 2020

schedule 14:40 - 1 Tetor, 2020

Nga Erblina Mile

Përkeqësohet ndjeshëm vlerësimi për ecurinë ekonomike në Shqipëri.Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar raporin për rritjen ekonomike i cili i qëndron parashikimit të bërë më herët për një  tkurrje prej 9% përgjatë 2020.

Por situata paraqitet shumë e zymtë sidomos për vitin e ardhshëm ku pritej një boom  i ekonomisë i ndikuar edhe nga procesi i rindërtimit. BERZH ka ulur në mënyrë drastike parashikimin nga një rritje  12% në 4.5%.Turizmi duket se është sektori më problematik i cili  kontribuon   me  më shumë se një e pesta e PBB-së së vendit.

Sipas Unionit të Turizmit, gjatë sezonit të verës janë anuluar rreth 5 milion qëndrime brenda natës.Po ashtu shqetësuese është situata sidomos për nivelin e eksporteve të cilat në total pësuan një ulje me 17% ndërsa goditja më e fortë e tregtisë me jashtë.

ka qenë kundrejt Italisë që është partneri tregtar kryesor i Shqipërisë  të cilat ranë me 40%. Remitancat ose të ardhurat që sjellin emigrantët në vend gjithashtu  rezultojnë një  nga shkaqet e ndikimit në tkurrjen ekonomike.

Sipas BERZH remitancat në vend u zvogëluan me gati një të pestën në gjysmën e parë të vitit 2020 kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2019, rënie ka edhe konsumi privat. Në  mes të  vitit 2020 borxhi publik arriti në në 80 përqind të PBB-së ose  14 përqind pikë më të larta se në fund të vitit 2019.Sipas BERZH ekonomia shqiptare   do të jetë një ndër ekonomitë me tkurrjen më të fortë në rajon. Performancë më pozitive duket se do të ketë Serbia e ndjekur nga Kosova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!