BERZH investime për bujqësinë/ 64.4 milionë euro në sistemin e ujitjes dhe kullimit

schedule15:26 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 15:26 - 5 Dhjetor, 2023

Sektori i bujqësisë do të marë një mbështetje në vlerën e 64.6 milonë eurove nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.

Komisioni i veprimtarive miratoi projektligjin i cili ka në fokus që të modernizojë sistemin e ujitjes dhe kullimit në disa zona.

Përfaqësuesi ministrisë së bujqësisë theksoi se projektet do të përqëndrohen në Divjakë, Fier, Lezhë e Shkodër.

Kreu i komisionit të veprimtarive Arben Pëllumbi e cilësoi këtë hua të rëndësishme për bujqësinë.

Efektet financiare për zbatimin e këtij projektligji janë të përfshira në tavanet e financimit, të parashikuara për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për periudhen 2023-2025 ndërsa kredia e akorduar është me terma të përshtatshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!