BERZH dhe Banka OTP Albania nënshkruajnë marrëveshje për financimin e SME-ve

schedule09:52 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 09:52 - 11 Dhjetor, 2020

BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe Banka OTP Albania nënshkruan sot një marrëveshje prej 5 milionë euro për përmirësimin e konkurrencës ndërmjet bizneseve të mesme dhe të vogla në Shqipëri, pas impaktit të shkaktuar në ekonominë e vendit tonë dhe në rajon.

Ky program është pjesë e një iniciative më të gjerë ndërmjet BERZH dhe Bashkimit Evropian për të mbështetur këto sipërmarrje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Fondi i miratuar do t’ju vijë në ndihmë sipërmarrësve, të cilët mund të përfitojnë kredi për të zhvilluar pajisjet e linjave të prodhimit dhe për të përmbushur standardet evropiane. Nëpërmjet këtyre financimeve, bizneset do të kenë mundësi të jenë më konkurrues në tregun vendas dhe ato të huaja.

Asistenca teknike për përgatitjen e projekteve si dhe stimujt që do të mund të marrin me përfundimin me sukses të projekteve janë një tjetër përfitim i bizneseve, të cilat financohen nga Bashkimi Evropian.

“Ne jemi shumë të kënaqur që sot fillojmë Programin e Konkurrencës ndërmjet SME_ve në Shqipëri dhe e mirëpresim pjesëmarrjen e Bankës OTP Albania në këtë program. Pas një fillimi të sukesshëm të këtij programi në vendet e tjera të rajonit, ne jemi besimplotë se ky program do t’u vijë në ndihmë bizneseve të vogla dhe të mesme edhe në Shqipëri, për t’u zhvilluar dhe për të implementuar standardet e Bashkimit Evropian, duke i rritur kështu mundësitë për të konkurruar me tepër në tregjet e huaja” u shpreh Matteo Colangeli, Drejtor i Përgjithshëm i filialit të BERZH në Shqipëri.

“Përkrahja e sipërmarrësve të SME-ve në vendin tonë, ka qenë, është dhe do vijojë të jetë zgjedhje strategjike e Bankës OTP Albania. Kur Programe si ky që po nisim sot me mbështetjen e BERZH, linin si mundësi, përkushtimi ynë për t’i sjellë në jetë është maksimal. Në çdo kohë kemi besuar se poteciali i sipërmarrjes Shqiptare në kuadrin e SME-ve është i pamasë dhe mundësia për t’u bërë konkurrues në tregjet e huaja nuk i’u mungon tashmë. Pikërisht këtë aspekt synon të forcojë dhe lehtësojë Programi i Konkurrencës mes SME-ve që u zyrtarizua sot“, u shpreh z. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania”.

Mbetemi plot besim që kjo marrëveshje do të jetë një tjetër gur themeli për të ofruar shërbim edhe më të mirë ndaj klientëve të bankës tonë dhe për të përmbushur nevojat për zhvillimin e biznesit të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!