Bernd Borchardt i mbaron mandati, mesazhi para largimit nga Shqipëria

schedule20:20 - 25 Gusht, 2020

schedule 20:20 - 25 Gusht, 2020

Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt pritet të largohet nga Shqipëria në fillim të muajit të shtator, pas përfundimit të mandatit 4 vjeçar.

Me anë të një mesazhi, Borchardt shkruan se do të largohet nga Shqipëria më 2 Shtator por premton se do të mbajë kontake me miqtë që ka zënë gjatë ushtrimit të detyrës në vend.

‘Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant”, shkruan ai mes të tjerash.

Kujtojmë se Borchardt ka pasur disa momente të vështira dhe është shpallur “non grata” nga presidenti Ilir Meta.

Gjatë një shëtitje me gruan e tij, ambasadori u përball me banorët e Unazës së Re që kundërshtonin prishjen e shtëpive të tyre. Ai u fotografua duke i treguar gishtin e mesit banorëve, gjest që i kushtoi shumë sa i përket opinionit publik.

Mesazhi i plotë nga Bernd Borchardt:

Të dashur miq dhe kolegë,

Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një mandati të Shefit të Misionit. Unë jam duke u larguar nga Shqipëria në 2 Shtator.

Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant.

Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që në kushte COVID nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal.

OSBE është në proces të rekrutimit të pasardhësit tim. Në ndërkohë, për çdo pyetje programatike, ju lutemi kontaktoni znj. Jelena McCoy ([email protected]), për çdo pyetje të administrimit të misionit, ju lutemi kontaktoni z. Alexandru Murzac ([email protected]). Për çështje politike, ju lutemi kontaktoni z. Laurentiu Stinga ([email protected]).

Mund të më kontaktoni tek bhborchardt@ëeb.de, ose me postë nën Bernd Borchardt Uhlgasse 2 53157 Bon / Gjermani

(Si nëpunës në pension në pension sigurisht që nuk do t’i kontrolloj postat e mia rregullisht J)

Ju uroj gjithçka më të mirë, qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm!

Bernd Borchardt

Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!