Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bernardo Silva kërkon falje, Guardiola: Ishte thjesht një shaka!

schedule15:41 - 27 Shtator, 2019

schedule 15:41 - 27 Shtator, 2019

Një postim në rrjetet sociale ka bërë lëmsh Anglinë. Bernardo Silva ka publikuar në “Twitter” një foto të shokut të tij të skuadrës, Benjamin Mendy. Krahas fotos së tij ka vënë një karton dhe me shaka shkruan: “Gjejeni kush është!”.

Kjo ka bërë që të lindin diskutime të mëdha dhe mesfushori i City të cilësohet si racist. Trajneri Pep Guardiola e ka marrë në mbrojtje lojtarin e tij dhe e konsideron të gjithën një shaka. “Bernardo është një person i jashtëzakonshëm dhe nuk është fajtor. Është një karton dhe fytyra e tij është krejt e ngjashme. E njëjta gjë ndodh me miliona herë edhe me njerëzit e bardhë. Është thjesht një shaka”, është shprehur spanjolli para mediave.

Ndërkohë nga Anglia raportohet se Silva ka dërguar një letër në FA dhe shpreh keqardhjen e tij për çdo gjë që ka shkaktuar, por thekson se nuk ka qenë ai qëllimi. Edhe vetë Benjamin Mendy ka bërë një deklaratë që e mbështet shokun e tij dhe thotë që nuk ka bërë asnjë ofendim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!