Bërnabiç: Nuk ndalemi, do zbulojmë të vërtetën e vrasjes së Ivanoviçit

schedule12:27 - 16 Janar, 2020

schedule 12:27 - 16 Janar, 2020

Këtë të enjte bëhen dy vite nga vrasja e Oliver Ivanoviçit, udhëheqës i Iniciativës Qytetare SDP, ndërsa akoma nuk ka asnjë person të dënuar në lidhje me këtë ngjarje.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç në këtë dy vjetor të vrasjes së politikanit serb në Kosovë është shprehur se Serbia nuk do të ndalojë hetimin për vrasjen e tij  derisa të zbulohet e vërteta dhe jo ajo që i përshtatet dikujt.

Bërnabiç ndër të tjera ka thënë se  Beogradi po zhvillon hetimet vet pa mbështetjen e institucioneve në Prishtinë dhe akterëve ndërkombëtarë në Kosovë, kryesisht EULEX-it.

Lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviçit Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza ndaj gjashtë personave.

Oliver është vrarë para zyrës së partisë së tij, Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës më 16 janar të vitit 2018.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!