Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se pas dy vrasjeve masive në Beograd, ka një tentativë të drejtpërdrejtë për destabilizimin e Serbisë nga shërbimet e huaja.
Në seancën e Kuvendit të Serbisë ku u diskutua për situatën e sigurisë, Brnabiç u shpreh se në seancën e Qeverisë nuk kanë pasur asnjë qëndrim të vetëm kundërshtues, shkruan Tanjug.
“Unë u them qytetarëve të Serbisë që të mos besojnë në gënjeshtra, dezinformata dhe përpjekje për të krijuar kaos në Serbi nga shërbimet e huaja. Kjo është e gjitha që po ndodh drejtpërdrejt nga shërbimet e huaja, gjithçka që po ndodh është destabilizimi i drejtpërdrejtë i Serbisë”, theksoi ajo.