“Uniteti politik dhe ushtarak i Evropës është gjithnjë e më i domosdoshëm”, këtë e ka thënë Silvio Berlusconi në një video të postuar në Facebook si kontribut për kongresin e Partisë Popullore Evropiane që po zhvillohet në Roterdam.
Sipas kreut të Forza Italia, kompaktësia e BE-së “shërben për të ushtruar një rol në botë, por edhe për të mbrojtur vetë mënyrën tonë të të qenurit”.
“Ne jemi të lidhur nga një borxh i pashtershëm mirënjohjeje dhe besnikërie ndaj Shteteve të Bashkuara. Por, përtej krizës ukrainase, shenjat e një ndryshimi në prioritetet e Uashingtonit pas sfidave të Kinës në Paqësor janë gjithnjë e më të dukshme. uniteti politik dhe ushtarak i Evropës bëhet i domosdoshëm, një domosdoshmëri reale“, vijon Berluskoni.
/Abcnews.al/