Kreu i Forza Italia, Silvio Berlusconi, foli në televizionin publik italian Rai dhe iu referua zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen në Itali më 25 shtator.
Ai tha se qeveria e re do të jetë “liberale dhe e krishterë”.
“Eksperiencat tona qeveritare të deritanishme janë garanci absolute se qeveria e re italiane do të jetë liberale, e krishterë, me orientim europian dhe proatlantik”, theksoi ai.
Një mesazh Berlusconi kishte edhe për aleatët: “Në rast se aleatët tanë, të cilëve unë i respektoj dhe besoj, zgjedhin një drejtim tjetër, ne nuk do të qëndrojmë në qeveri”.