Silvio Berlusconi nuk i kursen kurrë batutat dhe ironinë. Monza e “kavalierit” fitoi 4-0 kundër Leccos dje në mbrëmje dhe presidenti i klubit të vogël italian ka zbuluar një detaj interesant. Berlusconi rikujton derbin e paharrueshëm të vitit 2001 kundër Interit, teksa analizon merkaton e kuqezinjve.
“Ishte e drejtë të mos shënonim më shumë se katër gola. I kërkova lojtarëve të përmbaheshin, njësoj si kur qortova lojtarët e Milanit kur fituam 6-0 kundër Interit në derbi. Nuk poshtërohet ekipi kundërshtar.
Milani? Kemi kryer blerje të mira. Më vjen keq për Suson, klubi nuk duhet ta largonte. Nëse do ta merrja vesh më parë se do ta shisnin, nuk do ta linim të shkonte te Sevilla. Rikthimi i Ibrës? Varja, le të flasim për Monzën“, thekson Silvio Berlusconi. /abcnews.al