Berlusconi: Do kandidoj për zgjedhjet evropiane

schedule15:51 - 17 Janar, 2019

schedule 15:51 - 17 Janar, 2019

“Në moshën më të bukur që kam, kam vendosur, nisur nga një ndjenjë përgjegjësie për të shkuar në Evropë, ku mungon mendimi i thellë për botën”. Këtë deklaroi ish – kryeministri italian Silvio Berlusconi gjatë ndalesës së parë në turneun e tij elektoral në Sardenjë, duke shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet evropiane më 26 maj.

“Ne duhet ta ndryshojmë këtë qeveri,” shtoi ai, “ku një pjesë përfaqësohet nga Lëvizja Cinquestelle e udhëhequr nga njerëz pa përvojë dhe pa kompetencë: ata janë si ata zotërinjtë e së majtës komuniste  të ’94 që kanë këtë defekt të madh”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!