Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka folur për situatën në Ukrainë. Ajo ka theksuar përkushtimin e vendit të saj për të mbështetur Ukrainën, duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka për qëllim vetëm të shkatërrojë vendin.
“Fakti është se plani origjinal i Putinit për të marrë Kievin dhe për të vrarë, zhvendosur ose nënshtruar më shumë se 40 milionë njerëz nuk ishte i suksesshëm për shkak të guximit të jashtëzakonshëm të ukrainasve, të cilët janë të vendosur të mbrojnë vendin e tyre”, është shprehu Baerbock.
Sipas saj Putin po sulmon qëllimisht termocentralet, qendrat e shpërndarjes së energjisë si edhe linjat e transmetimit në mënyrë që furnizimi me ujë të shkëputet dhe njerëzit të vdesin nga etja.
Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës në konflikt. Berlini ishte furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë tanket kryesore të betejës, artilerinë e rëndë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.
/abcnews.al/