Berlini kundër furnizimit të Kievit me municione thërrmuese

schedule13:43 - 7 Korrik, 2023

schedule 13:43 - 7 Korrik, 2023

Gjermania kundërshton që Ukrainës t’i dërgohen municione thërrmuese, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, më 7 korrik.

Ky reagim i Berlinit vjen një ditë pasi zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po planifikon që ta furnizojë Kievin me municione të tilla, shkruan REL.

Organizatat e të drejtave të njeriut kundërshtojnë po ashtu dërgimin e municioneve të tilla.

Ministrja Baerbock tha se Gjermania, si pjesë e 111 shteteve që kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, kundërshton dërgimin e tyre në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e kësaj konvente.

E pyetur të komentojë deklaratat e zyrtarëve në Uashington, Baerbock u tha gazetarëve se “kam përcjell raportimet mediave. Për ne, konventa për marrëveshja e Oslos ende vlen”.

Baerbock iu referua Konventës për Municione Thërrmuese që u nënshkrua në kryeqytetin norvegjez më 2008. Kjo konventë ndalon përdorimin, ruajtjen, prodhimin dhe transferimin e municioneve thërrmuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!