Solidaritet ndërkombëtar me Austrinë. Presidenti francez Emmanuel Macron ishte i pari që shprehu mbështetjen për Austrinë pas sulmit terrorist në Vjenë.
“Evropa e dënon ashpër këtë akt frikacak që cenon jetën dhe vlerat tona njerëzore. Mendimet e mia janë me njerëzit e Vjenës pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme.
Ne jemi me Austrinë” shkroi ai. Edhe Berlini menjëherë dënoi sulmin në Vjenë pranë një sinagogë “Ne nuk duhet të dorëzohemi në urrejtjen e atyre që përpiqen të ndajnë shoqëritë tona” tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.
“Nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane” u shpreh kryeministri italian Giuseppe Conte.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pas sulmeve të tmerrshme në Vjenë të cilat morën jetë njerëzish dhe ndodhën disa ditë pas akteve terroriste në Francë u shpreh se “Evropa qëndron e bashkuar kundër terrorizmit”.
Nga sulmi në Vjenë raportohet për disa viktima dhe shumë të plagosur./ Abcnews.al