Aktivisjta Brizida Gjikondi deklaroi se Sali Berishës nuk i intereson se çfarë vendimi do të marrë ditën e sotme Gjykata e Apelit, në lidhje me vulën e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Abc News, Gjikondi u shpreh se Berisha kërkon vetëm një shkak për t’i vënë zjarrin vendin.
Sipas Gjikondit, shqiptarët nuk e ndjekin Berishën.
“Si gjithë protestat e tjera, edhe vendimi i gjykatës, atij do i shërbejë thjesht si një shkak për të ndezur zjarrin. Atij nuk i intereson shumë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Apelit. Ai do thjesht një sebep, një shkak, një pishtar që ta mbajë në dorë për t’i vënë zjarrin objekteve të ndryshme. Puna është që atë nuk e ndjekin shqiptarët, nuk e ndjekin shqioptarët ndaj unë nuk besoj kurrë se ao do të realizojë diçka”, theksoi ajo.