“Berishës nuk i intereson bashkimi”, Gjikondi: Përçarje do të ketë edhe mes këshilltarëve bashkiakë

schedule17:42 - 24 Mars, 2023

schedule 17:42 - 24 Mars, 2023

Juristja Brizida Gjikondi, në një lidhje live për emisionin “News Line” tha se Sali Berishës nuk i intereson bashkimi me PD zyrtare për të hyrë në zgjedhje. Gjatë intervistës me gazetaren Viol Xhafaj, juristja theksoi se edhe këshilltarët bashkiakë do të kenë të njëjtin fat si kryetari i partisë.

“I vetmi që nuk i intereson bashkimi është Berisha pavarësisht se luan me këtë. Nuk i intereson bashkimi me krahun e Alibeajt sepse i bie kauza për të cilën do të bëhet hero. Për këshilltarë bashkiakë mund të ofrojnë të gjitha palët por kam përshtypjen se do të ofrohen këshilltarë bashkiakë në çdo qytet sepse nuk u intereson që të mos kenë përfaqësuesit e tyre në Këshillin Bashkiak.

Ata u dogjën nga bojkotimi. Kam një ide të qartë për këshillat bashkiakë që janë thjesht leva zgjatuese ose më mirë një grupim njerëzisht pa identitet të partive politike sepse duhet që këshillat bashkiakë zgjidhen me listë partiake dhe jo me emër dhe mbiemër që të marrin vota.

Prandaj dhe këshillat bashkiakë do të kenë të njëjtin fat të kryetarit të bashkisë së PD ku do të pësojnë përçarjen dhe intrigat që do të kenë brenda klaneve për arsye personale.“, tha Gjikondi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!