Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berishës i ikën karta “Irena”/ Delia: Çështja u përdor politikisht, gjyqtarja Gjoka nuk ishte informuar për vendimin

schedule13:59 - 26 Mars, 2026

schedule 13:59 - 26 Mars, 2026

Gazetarja Etleva Delia thotë se çështja e gjyqtares Irena Gjoka u përdor politikisht.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Delia u shpreh se gjyqtarja nuk ishte informuar për vendimin ndaj saj nga autoritetet greke.

Delia shtoi se vendimi nuk mori formë të prerë.



“Deklarata politike ka pasur pafund për të. Bëhet fjalë për një incident të ndodhur në 2002. Masa administrative e pengonte atë për në zonën Shengen. Këtu qëndron një paradoks, se vendimi është dhënë në mungesë. Në vendim thuhej se nuk kishte adresë të saj, personi nuk ishte njoftuar. Nuk kishte vendim apeli, që vendimi të merrte formë të prerë. Sipas ligjeve atje, nëse kalon më shumë se 18 muaj dhe rezulton se shtetesja nuk ka kryer vepër penale, vendimi bie dhe nuk ekzekutohet. Nga pala greke rezulton se ajo nuk ka qenë e dënuar. Ajo nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit në 2016. Ajo rezulton të mos ketë marrë dijeni në asnjë lloj forme. Është çështje mediatike sigurisht, që është përdorur politikisht. Vendimi është dhënë në mungesë, nuk është njoftuar”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!