Sali Berisha e zhvendosi “Foltoren” pasditen e sotme në Berat. Ish-kryeministri u prit nga një grup demokratësh, por u braktis nga drejtuesi i degës së PD-së në këtë qytet, por edhe deputetët e zgjedhur në 25 Prill nga radhët e partisë më të madhe në opozitë.
Drejtuesi i degës së PD-së Berat dhe asnjë prej dy deputetëve të qarkut Tomor Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj nuk kanë marrë pjesë.
Në takim përkrah Berishës përpos figurave që e kanë shoqëruar deri tani si Bujar Nishani, Flamur Noka apo Klevis Balliu, në Berat ishin edhe Genc Pollo, Astrit Veliaj etj.
E ndërsa kryetari i degës mungoi, i pranishëm ishte ish-kryetari i degës, nënkryetari aktual dhe shtatë anëtarë të Kryesisë./ Abcnews.al

