Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha zbulon hapin tjetër pas “Foltores” dhe bisedën “sekrete” me Bashën

schedule18:18 - 19 Tetor, 2021

schedule 18:18 - 19 Tetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme ishte në Peshkopi në “Foltoren” e radhës në takimet që po zhvillon me demokratët.

Opozita i bëri fresk qeverisë për tetë vite. Përveç ligjit të dekriminalizimit nuk ishte e aftë për asgjë tjetër. PD sot është e goditur rëndë. Rri (Basha) brenda katër mureve, bashkërendon me Ramën dhe thotë po shpifin, hajde këtu, edhe me mua, shpreh mendimet e tua” tha ai.

Por cili do të jetë hapi i radhës pas “Foltores”? “Ne në Kuvend do të paraqesim edhe një program. Do të marrë të gjithë fizionominë që i takon” tha ai.

Gjatë fjalimit me demokratët, Sali Berisha zbuloi edhe një “muhabet” me Lulzim Bashën përpara se lideri i PD-së ta përjashtonte nga grupi. “Nuk kisha ndërmend, por po jua tregoj.

Para dy muajsh bëmë një muhabet me të dhe i them unë, Lul mos u përziej në këtë punë, unë nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, e kam çuar në gjykatë. Hotianët e kanë pasur një fjalë, ndihma e Zotit pushka e Hotit.

Po. Tha, tani, çfarë do të thotë? Ndihma e Zotit, penda ime. Edhe Bashët edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe pushkës, por ti nuk numëron asgjë përveç humbje” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!