Berisha zbardh takimin me Metën, sulmon ashpër Gent Ibrahimin dhe Ardian Dvoranin

schedule12:53 - 20 Nëntor, 2019

schedule 12:53 - 20 Nëntor, 2019

Ka përfunduar takimi i Sali Berishës me Ilir Metën, i cili u ftua nga kreu i shtetit në cilësinë e ish-presidentit.

Në një pronocim për mediat Berisha zbardhi bisedën me Metën, duke thënë se diskutuan gjerësisht për krizën madhore, siç e quan ai.

Po ashtu Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kreut të KLP-së Gent Ibrahimit dhe kreut të KED, Ardian Dvoranit. Sipas Berishës ata po i shërbejnë qeverisë për të kapur sistemin e drejtësisë.

Pjesë nga fjala Berishës:

Në këtë takim me Presidentin e Republikës u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekje e shpërfytyrura për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin që është garant i Kushtetuetës. Është një moment kyç dhe vendimtar por dua të theksoj se ju mediat keni një rol, të rëndësishëm, sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër gjatë këtyre 4 viteve, të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi sesa integrimin në BE.

Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën shqiptarëve se si kjo reformë po sjell në mënyrë të lemeritshme kapjen nga mafia e narko shtetit. Ju kujtoj se KLP-ja e sotme kryesohet nga një individë kunati i radar ndrikullës, ndrikullës së radarëve. që është aty në kundërshtim me Kushtetutën, se ajo kërkon të jetë magjistrat por jo kunat dhe është aty për ti shërbyer si skllav Edi Ramës.

I bëj vetëm  një pyetje shqiptarë dhe të huaj a mund të na thoni në 320 gjykatës, cili prej tyre ka shkelur në mbledhjet e PS apo PD? Ai është vetëm një mafioz Ardian Dvorani, në mbledhjet e PS. Ky gjykatës militant, është bllokuar reforma 2 vite me radhë, integrimi 2 vite me radhë se kush voton një vend që nuk ka gjykata të Lartë dhe Kushtetuese. Pra e mbajtën peng për dy vite me radhë deri sa nxorrën Dvoranin në krye.

A ka fyerje më të madhe për një vend dhe çfarë reforme është kjo kur kushtetuta përcakton në mënyrë taksative se çdo vend për gjykata kushtetuese do të mbushet duke patur  kandidatura duke dhënë mundësi zgjedhje. Çfarë bën kapo mafia që shndërron KED në një shpellë të vërtetë. Sjell në vend të 12 kandidastura 4 dhe këta i ndan 3 nga 3 duke i përsëritur në lista. Mekanizimi ishte vetmë një të gjejmë skllevërit që mund të na binden.

Kam dëgjuar në media por ndoshta edhe nga partia që thonë se Presidenti do të kapë gjykatën se është vetë në gjykim. Venecia në opinionin e fundit shpreh të kundërtën e kësaj. Parlamenti duke vënë presidentin në gjykim do bëjë gjithçka për të realizuar qëndrimin e tij./abcnews.al