Berisha tregon premtimin më të vështirë si kryeministër: Po i jap dy Ramës, për të mos me e lënë zero

schedule13:00 - 18 Mars, 2021

schedule 13:00 - 18 Mars, 2021

Sali Berisha në një intervistë të dhënë për ABC ka ironizuar Edi Ramën në lidhje me programin e tij dhe premtimet e bërë për  fushatën e tij politike të 25 prillit 2021.

Sipas tij, Rama nuk bën asgjë tjetër përveçse fushatës së mashtrimeve dhe të premtimeve të pa mbajtura.

Ish kreu i PD-së në fjalën e tij ka ironizuar kryeministrin duke theksuar se po i jep dy nga premtimet e mbushura nga qeverisja e demokratëve për të mos i dhënë zero.

“Edi Rama vijon me fushatën  e mashtrimeve ndaj qytetarëve por unë ju garantoj se të gjithë pollët pa përjashtim në një pyetje marrin të njëjtën përgjigje nga shqiptarët se ai mashtron dhe nuk mban premtime. Ka deklaruar se ujë 24 orë që në 2013.

LEXO EDHE: Berisha në ABC: Listat e opozitës, më të mirat të bëra ndonjëherë në historinë e PD-së

Kam premtuar heqjen e gjeneratorëve dhe mos ndërprerjen e energjisë në fund të vitit 2007 dhe në fund s’ka pas asgjë. Kam premtuar dhe janë ndërtuar mbi 700 ujësjellës. Por nuk kam premtuar kurrë ujë 24 orë në të gjithë Shqipërinë dhe pse e kam arritur. Premtimet më të vështira kanë qenë ajo e rritjes së rrogave dhe pse i kam mbajtur dhe tejkaluar. I dhashë nga xhepi për të mos i dhënë zero. Ja dhashë nga xhepi im dy”,  ka thënë Berisha në fjalën e tij. e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!