Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar detaje nga takimi me kreun e komanduar të PD Enkelejd Alibaj në lidhje me hapat që do ndërmerren për bashkimin e partisë.
“Ajo ç’ka unë i sugjerova Alibeajt, është që grupi parlamentar të jetë institucioni ku zhvillohet debati midis demokratëve. Edhe dje këtë ngrita. Mendoj se ai ishte dakord me këtë plotësisht. Unë këtë e quaj si një hap të rëndësishëm në procesin e bashkimit të demokratëve. Unë kam vlerësim për deputetët dhe për grupin parlamentar. A do ndodhë? Unë e quaj të mundshme që do ndodhë”.
Ish-kryeministri foli edhe për Lulzim Bashën dhe hapat që ai do të ndjekë në vazhdim.
“Ai është deputet mund të bëjë takime ku të dojë dhe si të dojë. Nuk shoh asnjë lloj problemi. Çdo deputet është i lirë të ketë axhendën ne tij të takimeve”.
Berisha konfirmoi se do të jetë pjesë e garës për kryetar të PD.
“Më detyron të përsëris përgjigjen. Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet jo deputet që dëshiron të garojë është i mirëpritur në një garë të hapur me rregulla. I ftoj ata që kanë ndërmend të kandidojnë të krijojnë ekipin”.
Në fund ai dha një mesazh për të gjithë demokratët. “E gjithë kryesia e PD përveç tre anëtarëve lobuan dhe u shprehën kundër meje. Por të gjithë ata u zgjodhën në kryesi të PD dhe vazhduam e fituam. Nëse ky individ ka kaq kundër dhe kaq pro ai është rregull i demokracisë. Unë ftoj çdo demokrat dhe demokrate që dëshiron që PD të ketë rregulla që ai ose ajo mendon se janë të drejta. Ti sjellin në Kuvend dhe të vendosen me votën e lirë. Nëse demokratët dhe demokratët duan të kenë një trashëgim nga Berisha, është që edhe një po mbeti i dyti do të jem unë. Këtë duhet t’ja përsërisë vetes sot çdo demokrat kudo që është”.
/abcnews.al