Berisha thyen masën e arrestit/ Juristja Gjikondi: Skandaloze, në vazhdën e shkeljes së vendimit të gjykatës

schedule17:35 - 15 Maj, 2024

schedule 17:35 - 15 Maj, 2024

I ndodhur në arrest shtëpie që prej fundit të vitit të kaluar për veprën penale të korrupsionit për aferën e ish kompleksit Partizani, Sali Berisha e ka thyer masën për të disatën herë. Mbrëmjen e së martës Berisha ka ftuar në banesën e tij politikanin gjerman Elmar Brook.

Lidhur me këtë, juristja Brizida Gjikondi deklaroi se ky veprim i Berishës është skandaloz.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Berisha vijon të shkelë vendimin e gjykatës.

“Për mendimin tim është skandaloze. Është në vazhdën e shkeljes së vendimit të Gjykatës së Posaçme që bën Berisha. Po të lexosh vendimin e Berishës, ai e ka të ndaluar të ketë komunikim me persona të tjerë, pëveç atyre që janë të rrethit të ngushtë familjar me të cilët ndan banesën. Ai jo vetëm, nuk mund të marrë njerëz të tjerë në familje, por as nuk mund të dalë në ballkon dhe të bërtasë. Pior ne e pamë që ai ka dhënë intervista televizive në shtëpinë e tij, tani fton edhe pensionistë që dalin, njësoj si ai, kanë të njëjtën tagër, gjoja i japin të drejtë. Për ne si publik, e shikojmë si një zhbërje të personalitetit të tij dhe të të kthyerit në qesharak. Kur për SPAK, do doja që të paktën ligjërisht t’i çonte disa shkresa që t’i tërhiqej vëmendja, këto e rënojnë pozitën e tij. Edhe në arrest shtëpie përfundoi për shkak të kokëfortësisë së tij dhe moszbatimit të ligjit. Do doja që SPAK të vazhdojë në rrugën e vënies para përgjegjësive të tij”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!