I ndodhur në arrest shtëpie që prej fundit të vitit të kaluar për veprën penale të korrupsionit për aferën e ish kompleksit Partizani, Sali Berisha e ka thyer masën për të disatën herë. Mbrëmjen e së martës Berisha ka ftuar në banesën e tij politikanin gjerman Elmar Brook.
Avokati Idajet Beqiri thotë se Berisha i blen politikanët e huaj për t’u dukur se ka mbështetje ndërkombëtare.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Beqiri u shpreh se Berisha pastron paratë që ka vjedhur.
“Politikani gjerman, ka shumë politikanë të tjerë në Evropë, sikundër në vende të tjera të botës, keni dëgjuar lobimet që bëjnë këta tanët, që duan t’i përshtaten Shqipërisë, çka do të thotë, blihen kollaj. Për t’i bërë një vizitë. Pastrimi i parave që këta kanë vjedhur, paguajnë ata që vijnë te mitingu i Saliut ditë për ditë, te bashkia. Nga dalin gjithë këto para? Duke i pastruar paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve”, theksoi ai./abcnews.al