Berisha: S’kisha pësuar kurrë një gol si sot! Shiriti? U bë bajat, Hysaj shoku im

schedule20:18 - 15 Nëntor, 2020

schedule 20:18 - 15 Nëntor, 2020

Etrit Berisha, kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, foli pas fitores 3-1 me Kazakistanit për Supersport, duke e nisur me një koment për golin e pësuar nga mesi i fushës. “Gardiani” kuqezi shuan përfundimisht edhe çështjen e kapitenit, duke deklaruar se raporti me Hysajn është fantastik.

Goli i pësuar? Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë.. Gjëra që ndodhin, goditja ishte shumë e mirë dhe topi mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë. Goditja ishte shumë e fortë për një distancë aq të largët.

 

Pas atij goli ndeshja u rihap dhe ndryshoi pak iniciativa jonë. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tyre.

Shiriti i kapitenit? Kjo gjë po bëhet monotone. Tek ne nuk ka asnjë problem. Hysaj është një nga shokët e mi më të mirë, nuk ka asnjë problem mes nesh“, përfundoi portieri nga Prishtina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!