Berisha: Siguria kombëtare në rrezik, bandat shqiptare kanë pushtuar tregun e drogës në Amerikën Latine

schedule18:53 - 7 Shtator, 2022

schedule 18:53 - 7 Shtator, 2022

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me ekspertët e sigurisë dhe mediat foli për problemet me rendin dhe bandat që janë jashtë kontrollit në vendin tonë.

Ai tha se bandat janë fuqizuar nga partia në pushtet, e cila sipas tij ishte e vetmja forcë politike që erdhi në qeverisje me skaf.

Ai tha se kanabizimi i vendit ju dha fuqinë trafikantëve shqiptarë që të pushtojnë tregun e kokainës në Amerikën latine.

Por në raport me sigurinë kombëtare me sigurinë e qytetarëve, rendin, jetën, në raport me veprimtarinë e Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese ajo që ka patur efektin më shkatërrimtar në Shqipëri, ka qenë dhe është droga. Ju jeni dëshmitarë se kjo qeverisje erdhi me shenjën e drogës. Në ç’kuptim? Erdhi me skaf. Nga të gjithë politikanët shqiptarë, i vetmi në atë kohë që kishte skaf, dhe i vetmi në atë kohë që u emërua Ministër. Në një akt shkatërrimtar për rendin goditën policinë kriminale, e cila ishte përballur për vite me bandat më të rrezikshme, dhe i hapën rrugë shndërrim it të Shqipërisë në Kolumbi apo në kanabistan. Analistë, media të huaja kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se në Shqipëri këto vite u ndërtua shteti i parë dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Ishte me pasoja jashtëzakonisht të dëmshme dhe të rrezikshme për Shqipërinë politika e kanabizimit të saj, ajo krijoi miliarda e miliarda euro me të cilat trafikantët shqiptarë u vërsulën të pushtojnë kartelet e kokainës në Amerikën Latine”, deklaroi Berisha.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!