Berisha: Shqipëria shënon rekord të zi sa i përket shpopullimit

schedule23:04 - 23 Korrik, 2022

schedule 23:04 - 23 Korrik, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një reagimi në Facebook, ka theksuar se Shqipëria ka shënuar një rekord të zi sa i përket shpopullimit.

Sipas tij Shqipëria renditet në 10 vendet me shpopullimin më të shpejtë në  botë, ndërsa nuk i kursen kritikat për qeverinë.

Reagimi i plotë:

Rekord i zi! Shqiperia renditet në 10 vendet me shpopullim të shpejtë në botë.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014 popullata në Shqiperi u rrit çdo vit. Nga viti 2015 deri më sot, mbi 540 mijë banorë janë larguar nga Shqipëria.

Miq, e kam thënë dhe e përsëris, shpopullimi i Shqipërisë është plaga më e madhe për kombin tonë, dhe po ndodh me ritme marramendëse. Sot është fakt, dhe është strategji prioritare e Ramës dhe qeverisë së tij të cilët po bëjnë gjithçka për ta shkretuar Shqipërinë një orë e më parë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet në 10-shen e parë për nga ritmi i shpejtë i shpopullimit. Ndër arsyet me kryesore që rendisin Shqipërinë në vendin e 10-të, janë ulja e lindjeve si dhe emigrimi. Të dy këta faktorë lidhen ngushtë me gjendjen ekonomike të shqiptarëve të cilët sa vijnë e varfërohen, vidhen, mashtrohen, e për rrjedhojë e kanë të pamundur të planifikojnë krijimin e një familje dhe të papërballueshme sjelljen në jetë të fëmijëve. Po ashtu, për shkak të mjerimit dhe pamundësive, shqiptarët zgjedhin të emigrojnë në vende të Bashkimit Europian, në Amerikë e më gjerë.

Të dhënat e OKB-së, të përpunuara nga “Visual Capitalist”, janë mbledhur për të projektuar ndryshimet nga viti 2020-2050. Në Shqipëri, rënia nga viti 2020-2050, llogaritet me 15.8%.

Kjo është një fatkeqësi e madhe për vendin tonë dhe pasojat do të jenë gjithnjë e më të thella, më të dëmshme për shoqërinë tonë dhe për më tepër pa kthim pas. Sb

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!