Berisha shpall betejën kundër qeverisë: Mbaruam me problemet tona të brendshme. Përplasje e madhe

schedule12:41 - 3 Qershor, 2022

schedule 12:41 - 3 Qershor, 2022

Ish-kryeministri Berisha ka dalë me një deklaratë të fortë sot në lidhje me gjyqin për caktimin e drejtimit të PD-së.

Berisha tha se kjo do të çonte në përplasje të mëdha, pasi sipas tij, demokratët e kanë vendosur tashmë se kush do të drejtojë PD-në.

“Ka një përpjekje të Edi ramës përmes gjyqtarëve si Blerina Muçi për të minuar pluralizmin politik shqiptar gjë që do të na çojë drejt përplasjeve të mëdha. Pluralizmi është vendosur në Kuvendin e dhjetorit dhe në prill. Deri më tani jemi marrë me çështjet tona, tani do të përballemi me qeverinë”, tha Berisha.

Po ashtu, PD i ka kërkuar Kuvendit zëvendësimin e kreut të Grupit Parlamentar, i cili s’duhet të jetë Enkelejd Alibeaj. Edhe në lidhje me këtë, Berisha tha se është një tentativë për të marrë peng pluralizmin.

“Sovrani ka folur dhe tashmë vendi ka një opozitë të denjë”, tha Berisha duke shpallur kështu një përballje me qeverinë “pas mbylljes së problemeve të brendshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!