Berisha: SHBA donte të vendoste Sandër Lleshajn president

schedule22:04 - 20 Maj, 2021

schedule 22:04 - 20 Maj, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi mbrëmjen e sotme se SHBA kërkoi të vendoste Sandër Lleshajn president të vendit. Berisha deklaroi në “Opinion” se pas provave kundër tij qëndron Soros për shkak të sulmeve që ai ka bërë vazhdimisht ndaj tij.

“Nëse kërkohet me caktuar presidentin. E di shumë mirë. Nuk kanë caktuar Metën por u bë përpjekje e madhe për Sandër Lleshajn. Soros merret me mua më shumë se e kam kundërshtuar publikisht. Soros këtu shkaktoi një dëm kolosal. Sorosi i bëri të gjithë të majta. Soros në rastet e 21 Janarit i shkruan Hillaryt. Solli këtu njeriun e tij. Knut Fleckenstein. Del në konferencë për shtyp, dhe thotë çfarë pune ka Berisha me Soros. Unë e pashë emrin e tij në listë dhe i thashë miqësinë me të dhe mos e përzier këtë.

Knuti tha Berisha është i lidhur me Putinin. Ata vdiqën gazit dhe thanë mos e thuaj këtë se vetëm këtë nuk e beson njeri. Projektin e reformës e ka hartuar grupi i Soros., Thashë që kjo është goditje e mirëfilltë politike. Qëndrimet që unë kam mbajtur nuk janë pëlqyer. Për Reformën në Drejtësi kam qenë 100% pro” u shpreh Berisha./mv.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!