Berisha: Rama dëmtoi liderët e Kosovës në Hagë

schedule15:14 - 14 Tetor, 2022

schedule 15:14 - 14 Tetor, 2022

Qëndrimet e kryeministrit Rama për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për kreun e PD, Sali Berisha dëmtojnë drejtëpërdrejtë shtetin e Kosovës dhe aspiratat e saj për tu anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare.

Për Berishën, me presionin e hapur ndaj Hagës, kryeministri cënoi drejtpërdrejtë interesin e liderëve kosovarë që janë nën gjykim.

Kreu i PD tregoi origjinën e tij kur u pyet nëse politika në Shqipëri po e përdor Kosovën për interesat e saj. Kreu i PD apeloi që Kosova të pranohet në UNESCO dhe organizata të tjera në ndërkombëtare, duke i kërkuar qeverisë shqiptare që të lobojë në të tjera vende që ta njohin Kosovën si shtet të pavarur./abcnews.al/