Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha pyet Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Nanos me ju?

schedule12:41 - 22 Shtator, 2022

schedule 12:41 - 22 Shtator, 2022

Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi sqarime zv.kryeministres Belinda Balluku se çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së Shtetit me të.

Berisha iu drejtua Ballukut gjithashtu duke e pyetur për pallatin të biznesmenit Lul Morina. Sipas, ish-kryeministrit pallati është tetë katësh dhe ministrja flet për mister.



“Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje:

A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?

E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit?

Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin.

Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister. Jep sqarime këtu”, tha Berisha, ndërsa kryeparlamentarja i ndërpreu fjalën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!